Detaje nga përplasja me armë e policisë në Don Bosko/ Plagosje dhe arrestime

Një përplasje me armë në një operacion antidrogë alarmoi banorët e Don Boskos, një lagje shumë pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së martës.

Burime  pranë policisë së shtetit thanë se një automjet nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të çajë postbllokun e uniformave blu.

Të njëjtat burime shtuan se policia ka qëlluar në ajër. Nuk dihet se si ka ndodhur, por shoferi i makinës së pabindur është plagosur lehtë. Ai ndodhet në spital, por njëkohësisht i është komunikuar masa e arrestit. Nuk është ende e qartë përse ai nuk ka pranuar t’i bindet policisë për të ndaluar.

Ende nuk jepet identiteti i tij. Të njëjtat burime shtuan se dyshohet që në makinë ka qenë edhe një tjetër person që mundi të largohet dhe se po punohet për arrestimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne