Bota

Detaje nga seanca e parë e gjyqit për dosjen e vrasjes së Jamal Khashoggi në Turqi

Seanca e parë e procesit gjyqësor për të akuzuarit në mungesë nga Arabia Saudite të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi është zhvilluar me dëgjimin e dëshmisë së disa dëshmitarëve të vrasjes së Khashoggi në Turqi.

Gjatë kësaj seance gjyqësore Zeki Demir, një prej punonjësve të konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjyqësor.

Ai ka deklaruar: “Më pak se një orë pas hyrjes së Jamal Khashoggi në ndërtesën e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, më është kërkuar mua që të aktivizoj fluturat e ajrit në ndërtesë. Ishte një atmosferë shumë e tmerrshme”.

Një prej hipotezave të paraqitura në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, është djegia e trupit të tij nga agjentët sauditë.

Në bazë të aktakuzës së paraqitur, Ahmed Asiri, ish-shefi i organizatës së inteligjencës të Arabisë Saudite dhe Saud Al-Kahtani, ish-këshilltari i oborrit mbretëror të Arabisë Saudite të cilët që të dy janë prej njerëzve të afër me Muhamed bin Selman, akuzohen për nxitjen e vrasjes së Khashoggi.

Gjithashtu edhe 18 persona të tjerë janë të akuzuar në këtë dosje të cilët kanë shkuar në Turqi për të marrë pjesë në vrasjen e Jamal Khashoggi.

Zeki Demir ka thënë: “Unë kam vërejtur se pllakat e mermerit të ambientit aty kishin ndryshuar ngjyrën sikur të ishin pastruar me lëndë kimike. Në kohën kur një makinë me xhama të zi u afrua pranë derës së parkingut, unë dëshirave të shkoj dhe të hap derën, mirëpo më është kërkuar mua që të largohem nga vendi”.

Në këtë seancë gjyqësore janë dëgjuar edhe dëshmitë e disa punonjësve të tjerë turk të konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll të cilët kanë thënë se atyre i është kërkuar që në atë ditë të largohen nga ndërtesa e konsullatës saudite./PT

OPINIONE

INTERVISTA