Shqiperia

Detaje të reja nga takimi në Berlin: “Ndodhi diçka e tmerrshme, Rama kërkoi ndjesë kur deputeti i CDU e nxori bllof”

Dy ditë pas kthimit nga Berlini, dalin në pah detaje të reja sa i takon takimit të kryeministri Edi Rama me kancelaren Angela Merkel dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Kjo javë” në “News 24” ka zbuluar të tjer5a prapaskena nga debati i Ramës me deputetët gjermanë.

Sipas Berishës, Rama ka kërkuar ndjesë te deputetët e CDU kur është pyetur se përse mediat pranë tij kanë sulmuar ashpër Krichbaum.

“Ndodhi një gjë e tmerrshme, por ia bëri vetes në atë takim. Pyetjes së deputeteve lidhur me këto sulme, edhe pse kërkoi të falur, u përgjigj duke thënë se janë media të lira. Janë media të Endri Fugës, Mero Bazës, Blendi Manes, djemtë e Arta Dades qenkan media të pavarura, këto i shpallën luftën e ftohtë atij. Por deputeti Florian Hahn i tha se janë media tuaja, i kontrollon ti. Gënjeshtra më e madhe ishte pyetja për Tahirin, se si ka mundësi që ju e bllokoni me imunitet prokurorinë. Përgjigja e Ramës për gjermanët ishte mashtrimi më i madh, ‘Tahuiri s’ka imunitet’. Jo zotëri, ti e bllokove arrestimin e tij, ti sulmove prokurorët. Kjo ishte e rëndë se gënjeu dhe se u tregoi se është skllav i Tahirit, e ka për dosjen e Xibrakën, politikën e kanabizimit, për fshehin e Marrk Frrokut, Bardhok Pllanës”, u shpreh Berisha.

OPINIONE