DETAJE TE REJA/ Si u arratisën 2 shqiptarët e rrezikshëm nga burgu italian

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur në mënyrë spektakolare nga burgu i Carinola në Caserta mbrëmjen e shkuar. Shqiptarët e dënuar, Ervis Markja e Adriatik Geka 26 dhe 28 vjeç, pasi prenë me sharrë hekurat e qelisë së tyre, zbritën nga dritarja duke përdorur batanije dhe u larguan në drejtim të pa ditur, duke përfituar dhe nga sistemi i dobët i sigurisë. Alarmi për arratisjen e dy të dënuarve shqiptarë ra vetëm 3 orë pa ngjarjes dhe një kërkim policor për kapjen e tyre po zhvillohet në të gjithë provincën e Casertas.

Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie. Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me 3 të tjerë të bllokuar me të. Ngjarja ka vënë në alarm policinë italiane, që ka ngritur patrulla në rrugët kryesore dhe rrethina./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne