Shqiperia

Detajet e reja/ Gjykatësi Shkëlqim Miri u mbajt nën vëzhgim para arrestimit

Prokurorët kanë pasur dyshime se gjykatësi Shkëlqim Miri mund të largohej nga Shqipëria dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim çdo lëvizje të tij.
Edhe ndalimi i gjyqtarit, pa pritur caktimin e masës së sigurisë nga gjykata u bë për shkak të parandalimit të një arratisjeje të mundshme. Kushëriri i gjykatësit, Kujtim Miri, ishte thirrur në prokurori dy ditë para ndalimit të gjykatësit, shkruan Panorama. Seanca e marrjes në pyetje u shty, por Kujtim Miri kontaktoi me kushëririn e tij gjykatës për atë që po ndodhte.

Pasi ka lënë ambientet e Prokurorisë, ai ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Por në të njëjtën ditë, sipas Prokurorisë, ai ka takuar gjyqtarin Shkëlqim Miri.

“Fillimisht, sipas vëzhgimit që i është bërë, Kujtim Miri ka lëvizur në drejtim të Rinasit e pasdite, në orën 19:40, po më datë 7 nëntor 2017.
Ulet në një barkafe në rrugën ‘Islam Alla’, ku është dhe shtëpia e gjyqtarit, dhe aty takohet me këtë të fundit.
Kujtim Miri, mbajtës i numrit të telefonit 0682088xxx, si dhe Shkëlqim Miri, mbajtës i telefonit 0692069xxx, janë përgjuar mes tyre teksa kanë folur në datat 23, 24, 25 dhe 26 maj 2017, si dhe në datat 4, 5, dhe 8 qershor 2017, që korrespondon me një ditë pas shpalljes së vendimit në Apel, vendim i cili është shpallur më 7 qershor 2017″, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

OPINIONE