DETAJET/ Shkrumbimi i automjeteve të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, zjarri u vu nga persona me maska

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit ndërsa dy automjetet ishin në pronësi të të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe gruas së tij.

Bashkëshortja e Vrionit është punonjëse në zyrën e urbanistikës në Bashkinë Elbasan. Burime për Abc Neëws bëjnë të ditur se automjeti me targa AA040OK ka qenë i parkuar pranë banesës së ish-kryetarit Vrioni, ndërsa mësohet gjithashtu se dy automjetet kanë qenë të parkuara larg nga njëri-tjetri.

Dyshohet që kemi të bëjnë me një zjarrvënie të qëllimshme, duke marrë parasysh se automjetet ndodheshin larg.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës nëntë e pak të mbrëmjes. Dy automjetet janë shkrumbuar totalisht.

Arben Vrioni është ish-gjyqtar i Apelit në Durrës, i cili u shkarkua nga Vettingu më 22 nëntor të vitit të shkuar./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne