Shqiperia

DETAJET/ Si u shtua pasuria e ministrave të Ramës vitin e shkuar

Zbardhen deklarimet e pasurive të ministrave të kabinetit Rama për gjatë vitit 2019. Portali i dedikuar për këto të dhëna, “Open Spending Data”, ka nxjerrë gjithë lëvizjet financiare që kanë deklaruar ministrat në vitin 2019, duke përfshirë përfitimet dhe shpenzimet që kanë bërë ata vetë, por edhe familjarët e tyre.

Ndërkohë, janë të shumtë ministrat që në deklaratën e të ardhurave të tyre kanë dy burime, si atë të ministrit, por edhe si anëtarë bordesh apo këshilltarë në organizma të ndryshme shtetërore.

Në këtë grupim futen ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ai i turizmit, Blendi Klosi, por edhe ajo e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ndërkohë janë po ashtu një pjesë e madhe e ministrave të kabinetit Rama që e kanë shtuar pasurinë familjare falë punëve të bashkëshortëve apo bashkëjetuesve të tyre.

E në këtë pikë, rritje më peshë në të ardhurat familjare ka pasur ministrja Olta Xhaçka, ministri Bledi Çuçi, ministrja Besa Shahini, por edhe ministri i shtetit për Sipërmarrjen Eduard Shalsi.

Sakaq pasuria e ministrit të shtetit për Diasporën Pandeli Majko është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2019 për shkak të shitjes së një apartamenti në Tiranë në shumën 220 000 euro. Gjithashtu, me 16 320 euro llogaria e ministri Majko është shtuar nga qiradhënia e një shtëpie.

ANILA DENAJ

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura në vlerën 5 118 euro nga konsulenca në Projektin e Fondit të Garancisë Rurale (AASF), të kontraktuar nga GFA Consulting Gjermani. E ardhura është përfituar si pagesë e prapambetur e shërbimit të dhënë deri më 31.12.2018.

2) Të ardhura në vlerën 1 256 396 lekë nga paga dhe dietat si ministër i Financave dhe Ekonomisë për vitin 2019.

Të ardhura si këshilltare/anëtare bordesh

Të ardhura në vlerën 101 592 lekë nga Bordi i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në vitin 2019. Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

1) Të ardhura në vlerën 277 500 lekë nga interesi 6-mujor i investimit në bono thesari (për 2 gjashtëmujorë gjatë 2019-ës).

2) Të ardhura në vlerën 130 euro nga interesi i depozitës së kursimit për vitin 2019.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

1) Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, të ardhura në vlerën 91 881 lekë nga paga si administrator i shoqërisë “Artizan Sh.p.k.” për periudhën janar – mars 2019. E ardhura mujore është 30 627 lekë.

2) Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, të ardhura në vlerën 39 733 lekë nga paga pranë Shoqatës së Biznesit Shqiptar.

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

Të ardhura në vlerën 684 049 lekë (5 609 euro) nga shkolla e djalit, si kthim të detyrimit të shkollimit të likuiduar nga bashkëshortët, si rrjedhojë e ndryshimit të shkollës nga djali për vitin 2019.

BLEDI ÇUÇI

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura neto në vlerën 287 593 lekë nga paga si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për periudhën 01.01.2019- 16.01.2019.

2) Të ardhura neto në vlerën 1 505 258 lekë nga paga si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën 16.01.2019- 31.12.2019.

Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh

Të ardhura në vlerën 51 000 lekë të përfituar nga honoraret për vitin 2019.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, si rezidente e përhershme në SHBA, deklaron të ardhura nga paga për vitin 2019 si drejtore për programet e shoqërisë civile në Institutin e Menaxhimit Lindje Perëndim (OJF), në Nju Jork, shuma 89 218.29 dollarë.

SHPENZIME TE DEKLARUARA 2019

1) Shpenzuar shuma 100 000 euro për blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe totale 121.94 m2 .

2) Shpenzuar shuma 263 422.1 lekë si shlyerje të principalit dhe interesave të kredisë bankare të marrë në 02.08.2019 në vlerën 12 200 000 lekë për blerje apartamenti.

BLENDI KLOSI

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura në vlerën 1 570 352 lekë nga paga si ministër i Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2019.

Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh

Të ardhura në vlerën 77 000 lekë nga pjesëmarrjet në KKRT për vitin 2019.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

Bashkëshortja, Znj. Nora Klosi, të ardhura neto në vlerën 2 355 072 lekë nga paga si drejtuese departamenti pranë Televizionit Klan për vitin 2019. E ardhura mujore neto është 196 256 lekë.

BESA SHAHINI

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura në vlerën 1 500 000 lekë nga paga dhe rimbursim shpenzimesh si ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për 11 muaj për vitin 2019. Paga e muajit nëntor është dhuruar si ndihmë financiare për tërmetin.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

Bashkëshorti, Z. Dardan Molliqaj, të ardhura në vlerën 19 332 euro nga paga si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

Të ardhura në vlerën 6 500 euro nga shitja në muajin prill 2019 të automjetit “Volkswagen”, vit prodhimi 2010.

BELINDA BALLUKU

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura neto në vlerën 538 927.39 lekë nga paga dhe shpërblimet si drejtore e përgjithshme e shoqërisë “Albcontrol”. E ardhura bruto nga paga është 691 993 lekë ndërsa neto 433 694.06 lekë.

2) Të ardhura në vlerën 1 591 505 lekë nga paga si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

1) Të ardhura në vlerën 278 090.9 lekë nga interesi i Fondit të Pensionit Privat të hapur nga punëdhënësi në 01.12.2012 pranë SIGAL.

2) Të ardhura neto në vlerën 35.82 euro nga interesat, pasi është zbritur tatimi mbi të ardhurën nga banka.

EDUARD SHALSI

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura neto në vlerën 393 918 lekë nga paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

2) Të ardhura neto në vlerën 1 461 766 lekë nga paga si ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Të ardhura qiradhënieje

Të ardhura në vlerën 8 160 euro nga qiradhënia e një apartamenti. Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

1) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura në vlerën 942 029 lekë nga paga si menaxhere e projektit REEHUB IPA CBC Italy-Albanian-Montenegro.

2) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura në vlerën 213 576 lekë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për leje lindje.

3) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura në vlerën 885 600 lekë nga paga si person fizik. 4) Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura në vlerën 3 499 904 lekë si fitim nga personi fizik.

ELISA SPIROPALI

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura në vlerën 1 461 766 lekë nga paga si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, viti 2019. Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare 1) Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, të ardhura në vlerën 481 215 lekë nga Këshilli Drejtues DPSHTRR për vitin 2019. 2) Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, të ardhura në vlerën 1 954 526 lekë nga paga për vitin 2019.

SHPENZIME TE DEKLARUARA 2019

1) Shpenzuar shuma 352.75 euro si shlyerje e detyrimit të kartës së kreditit për vitin 2019.

2) Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, shpenzuar shumën 633 568.75 lekë si shlyerje të kësteve (principal plus interesa) të kredisë bankare të marrë në 14.04.2016 në shumën 1 120 000 lekë.

3) Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, shpenzuar shumën 2 377.98 euro si shlyerje të detyrimit të kartës së kreditit të përdorur në vitin 2019.

4) Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, shpenzuar shumën 50 395.15 lekë si shlyerje totale të minikredisë për vitin 2019.

ELVA MARGARITI

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura në vlerën 1 499 623 lekë nga paga si ministër i Kulturës për periudhën janar-dhjetor 2019.

2) Të ardhura në vlerën 189 778 lekë nga dietat dhe pjesëmarrjet në borde të ndryshme për periudhën janar-dhjetor 2019.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

Bashkëshorti, Z. Artan Asllani, të ardhura në vlerën 3 300 euro në formën e një kontributi dhuratë nga qiradhënia të përfituar nga një subjekt (identiteti është një informacion i sekretuar nga punonjësi i ILKDPKI-së si një informacion personal e dhënë sensitive ose private).

ERION BRAÇE

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura në vlerën 1 563 078 lekë nga paga si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë.

2) Të ardhura në vlerën 338 538 lekë nga paga si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh

Të ardhura në vlerën 123 489 lekë si kryetar i Këshillit Drejtues të FSHZH-së. Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

Bashkëshortja, të ardhura në vlerën 1 971 558 lekë nga paga.

Të tjera

1) Depozitë bankare me gjendje 3 128 euro plus interesat e periudhës 2007-2018, në emër të vajzës, Anja Braçe.

2) Shtesë 211 444 lekë në llogarinë e kursimit të deklaruar në 31.12.2018 me burim të ardhurash nga paga dhe shpërblimet, gjendja e së cilës në 31.12.2019 është 1 811 404 lekë.

3) Kredi bankare e marrë në shumën 5 000 000 lekë, për të cilën është likuiduar shuma 288 000 lekë.

SHPENZIME TE DEKLARUARA, 2019

Shpenzuar shuma 288 000 lekë si shlyerje të kësteve të kredisë bankare.

ETILDA GJONAJ

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura neto në vlerën 1 570 352 lekë nga paga si ministër i Drejtësisë për vitin 2019.

2) Të ardhura në vlerën 7 000 lekë nga dietat brenda vendit të përfituar si ministër i Drejtësisë për vitin 2019.

3) Të ardhura në vlerën 2 360 euro nga dietat jashtë vendit të përfituar si ministër i Drejtësisë për vitin 2019.

Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh

1) Të ardhura neto në vlerën 61 600 lekë si anëtare e Këshillit Kombëtar të Territorit për vitin 2019 (pjesëmarrje në mbledhje).

2) Të ardhura neto në vlerën 25 500 lekë si anëtare e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për vitin 2019.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

1) Bashkëshorti, Z. Irvelin Gjonaj, të ardhura neto në vlerën 838 364 lekë si Inspektor pranë Drejtorinë së Përgjithshme të Tatimeve, për vitin 2019.

2) Bashkëshorti, Z. Irvelin Gjonaj, të ardhura në vlerën 1 428 229 Lekë si dëmshpërblim nga ekzekutimi në datë 13.05.2019 i Vendimit të Gjykatës datë 25.05.2016.

3) Bashkëshorti, Z. Irvelin Gjonaj, të ardhura në vlerën 188 560 lekë si dieta shërbimi.

GENT CAKAJ

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura në vlerën 1 393 764 lekë nga paga si ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, periudha janar-dhjetor 2019. E ardhura mujore është 116 147 lekë.

SHPENZIME TE DEKLARUARA, 2019

Shpenzuar shuma 4 800 euro si shlyerje e detyrimit për qiramarrje të banesës në shfrytëzim me sipërfaqe 73 m2 në Tiranë, periudha janar-dhjetor 2019.

OGERTA MANASTIRLIU

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura në vlerën 1 568 595 lekë nga paga si ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale për periudhën janar-dhjetor 2019.

Të ardhura qiradhënieje

Të ardhura në vlerën 2 970 euro nga qiraja.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

Bashkëshorti, Z. Ermal Gjinaj, të ardhura në vlerën 707 903 lekë nga paga pranë OSHEE-së, për periudhën 01.01.2019-16.04.2019.

SHPENZIME TE DEKLARUARA, 2019

Shpenzuar shuma 277 871 lekë si shlyerje të kësteve të kredisë bankare të marrë në tetor 2011 në vlerën 5 000 000 lekë, për blerje apartamenti.

OLTA XHAÇKA

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura në vlerën 1 570 352 lekë nga paga si ministër i Mbrojtjes për vitin 2019.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

1) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 3 788 400 lekë nga qiradhënia për njësinë e shërbimit, dyqan.

2) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 600 000 lekë nga paga si administrator i shoqërisë AG TÇ për vitin 2019.

SHPENZIME TE DEKLARUARA, 2019

1) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, shpenzuar shumën 7 642.7 euro (940 052 lekë) si shlyerje të kësteve të kredisë bankare.

2) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, ka shpenzuar shumën 9 751.63 euro (1 199 450 lekë) si shlyerje të kësteve të kredisë bankare të marrë për blerjen e automjetit të tipit “Land Rover” në 2017.

PANDELI MAJKO

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura neto në vlerën 1 569 182 lekë nga paga si ministër shteti për Diasporën për vitin 2019. E ardhura bruto është 2 097 120 lekë.

Të ardhura qiradhënieje

Të ardhura neto në vlerën 16 320 euro nga qiradhënia e një banese sipas kontratës së qirasë datë 17.10.2018.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

1) Djali, Z. Gjergji Majko, të ardhura në vlerën 10 280 dollarë, në bazë të kontratës individuale datë 13.09.2019 të lidhur me Kombet e Bashkuara për një periudhë 4-mujore.

2) Djali, Z. Eden Majko, të ardhura në vlerën 116 000 lekë nga paga si asistent pranë subjektit “Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1”. E ardhura mujore bruto është 40 000 lekë.

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

1) Të ardhura në vlerën 220 000 euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme, apartament banimi në Tiranë, sipas kontratës së shitjes me kusht kreditimi datë 11.09.2019.

2) Të ardhura në vlerën 20 000 euro sipas deklaratës noteriale datë 01.11.2019 për shitjen e aseteve të mobilimit, orendive dhe elektroshtëpiake, si pjesë e apartamentit të shitur në 11.09.2019.

SANDËR LLESHAJ

NUK KA DEKLARIM TË PASURISË PËR VITIN 2019 SIPAS “OPEN SPENDING DATA”/lapsi

OPINIONE

INTERVISTA