‘Deti’/ Bushati: Kemi rënë dakord me Greqinë për marrëveshje të re

Ministri i Jashtëm Bushati është thirrur për të raportuar në Komisionin e Politikës së Jashtme për marrëveshjet që pritet që të firmosen me Greqinë. Ministri u shpreh se palët kanë rënë dakord që të ketë një marrëveshje të re. “Duhet një marrëveshje e re për detin. Takimet në Kretë dhe në Korçë kanë qenë frytdhënëse. Ia kam shpjeguar me maturi Presidentit.

Janë bërë diskutime që në 2014 për të kuptuar shqetësimet dhe kufizimet që kanë palët për këtë proces. Është bërë leximi i qëndrimit të palëve në nivel teknik në 2014 dhe në 2017. Është bërë shumë punë për të hapur një faqe të re në marrëdhënie me Greqinë. Kemi rënë dakord me Greqinë për t’u ulur për një marrëveshje të re. Akoma nuk ka një marrëveshje” deklaroi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne