‘Deti’, kryeministri grek replikon me ish-kryeministrin Tsipras: E drejta e zgjerimit 12 milje, s’vihet në diskutim

Kryeministri grek, Kirikakos Mitsotakis, ka replikuar me ish-kryeministrin Aleksis Tsipras, i cili kishte kërkuar mocion me debat për çështjet e diplomacisë greke.

Nga salla e parlamentit Mitsotakis pohoi se e drejta e zgjerimit 12 milje është e njëanshme dhe e panegociueshme, ndërsa shtoi se kjo nuk vihet në diskutim.

“Nuk e arritët marrëveshjen e EEZ me Italinë dhe Egjiptin dhe duhet të vinte qeveria jonë t’i bënte. Dëgjova shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Të sqaroj edhe njëherë diçka. E drejta e zgjerimit 12 milje është e drejtë njëanshme e panegociueshme e vendit dhe nuk vihet në diskutim. Qeveria jonë e ushtroi e para, duke filluar nga deti Jon. Gjithashtu, dihet përse asnjë qeveri nuk i zgjeroi ujërat territoriale në Egje, edhe pse vendi e gëzon të drejtën. Detyrim i vendit është të mbrojë sovranitetin etnik 6 milje në det dhe 10 në ajër. Greqia mbron sovranitetin e saj”, ka theksuar Mitsotakis në debatin parlamentar./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne