Deti Kuq po trazohet

Prezenca e ushtrinë turke dhe ruse në Sudan, sikur ka qetësuar sudanezët nga sulmet e mundshme të Izraelit. Elitat politike dhe ekonomike amerikane derisa ta mbështetin hegjemoninë izraelite, janë duke e humbur qendrën e botës. Gjeostrategjia po ndryshon edhe në këtë hapësirë, ndërsa Rusia dhe Kina po pasurohen edhe më shumë.

Dr. Muhamed JUSUFI*

Ky det fillon nga ngushtica e Mandabit në jug dhe vazhdon deri në Kanalin e Suezit dhe Akabas në veri. Jemeni me Xhibuti përballen me njëra-tjetrën në jug, ndërsa në veri Egjipti me Izraelin dhe Jordanin. Shtetet tjera që prekin brigjet e këtij deti janë Sudani, Eritria dhe Arabia Saudite. Kjo zonë përgjatë gjithë shekullit XX-të ka qenë e qetë, mbikëqyrej nga SHBA-të.
Në fakt SHBA-të kishin zëvendësuar italianët në Eritrea, dhe francezët në Xhibuti. Në fillim të këtij shekulli, kjo zonë filloi të frekuentohet me të madhe nga agjenci të ndryshme kineze, iraniane, turke dhe së fundmi edhe ruse. Këto dy të fundit përveç interesave ekonomike u shtrinë edhe në fushat tjera. Turqia interesohej ta kthente të kaluarën e saj historike, prandaj investimi saj ishte fokusuar në disa segmente, ndërsa Rusia që prej 13 vjetësh kishte filluar të vendoste teknologjinë e nxjerrjes së arit, naftës dhe së fundmi uraniumin. Vendi i cili i mirëpriti këto investime ishte Sudani.
Sudani ishte një shtet i varfër afrikan. Në të jetonin rreth 40 milion banorë, 85% muslimanë, 10 % paganë dhe më pak se 5% të krishterë. Përqindja e jo muslimanëve jetonte në jug të Sudanit, pjesë e cila u nda në vitin 2011 dhe formuan shtetin e tyre të pavarur. Sudani është në telashe edhe me banorët e lindjes në Darfur, banorët e këtij vendi mëtojnë të ndahen edhe pse janë muslimanë. Nili dhurata e këtij vendi e bën të begatë Sudanin. Tokat, brigjeve të këtij lumi nëse përdoret me kapacitet të plotë mund të furnizojnë me ushqim tërë botën.

Xhibuti ka më pak se një milion banorë, shumica janë somalezë, ka edhe arabë. Shumica absolute janë muslimanë. Është një vend i vogël, ka një sipërfaqe prej 23 mijë km2. Ky vend ishte vilajet i shtetit osman (1566-1867), në vitin 1894 pushtohet nga Franca, ndërsa pavarësinë e fitoi në vitin 1977-të. Për shkak të pozitës të fortë gjeostrategjike, për Xhibutin e varfër, u interesuan fuqitë më të mëdha të botës. Sot në këtë vend përveç ndikimit të madh të SHBA-ve është përfshirë Kina dhe shtete të tjera. Një shtet me më pak se një milion banorë, tani GDP-në e ka rreth 4.0 miliard $.
Eritrea ka rreth 5 milion banorë, jetojnë në 200 mijë km2 dhe përbëhet prej 8 fiseve. Të krishterë janë 50%, muslimanë 48%, dhe 2% të tjerë. Nga një vend shumë i varfër, tani kanë një buxhet prej mbi 10 miliard $. Pavarësinë nga Italia e kanë fituar në vitin 1952. Këto tri shtete ishin më pak të njohura për lexuesin shqiptarë, prandaj u dha një informacion shtesë.
Atëherë, shtetet përreth Detit të Kuq, që të gjitha përveç Egjiptit (deri në vitet 80-ta), ishin shtete shumë të varfra përfshi edhe Arabinë Saudite (deri në vitet 70-ta). Sa më shumë rritej GDP-ja e A.Saudite, aq më shumë zvogëlohej ajo e Egjiptit. Sot Egjipti është shtet mbi 90 milion banorë dhe është më i varfër nga të gjitha shtetet e sipër theksuar!?
Nëse Egjipti shteti më i “fuqishëm” i rajonit kishte marrë dishezën, shtetet tjera po lulëzonin, me përjashtim të Sudanit! Çelësi i heshtjes dhe qetësisë gjeostrategjike të rajonit ishte Sudani. Kjo u tregua menjëherë pasi presidenti Omer el Bashir vizitoi Moskën. Sudani kishte sa vite që nuk po shpërthente as ekonomikisht e as në fushat tjera. Kishte një gjendje amorfe, edhe pse kishte të gjitha mundësitë të zhvillohej. Problemet me separatistët në jug dhe në lindje të vendit, nuk ishin aq të mëdha sa ta pengonin zhvillimin e vendit, mirëpo, pengesa vinte nga embargoja ndërkombëtare dhe politikat strategjike zhvillimore që Izraeli i ndjek kundër shteteve arabe.
Në vitin 2008, presidenti Sudanit shpallet kriminel lufte dhe kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, pastaj, në vitin 2012-të aviacioni Izraelit ia shkatërroi një depo armësh. Një vit më pas SHBA-të nuk e pajisën me vizë që të merrte pjesë në selinë e OKB-së. Këto dhe të tjera shkaqe, bënë që, el Beshiri të vizitojë Moskën. Të kujtojmë këtu, nëse do të përfillej Haga, ai duhej të burgosej në aeroportin e Moskës!

Shkuarja e tij atje ishte një rast i mirë për hegjemoninë ruse. Fatkeqësisht, SHBA-të, sikur t’i harmonizonin politikat e jashtme me korporatat e tyre, nuk do të kishte ndryshime gjeostrategjike në asnjë vend të botës. Në përgjithësi, popujt në zhvillim derisa nuk arrijnë të marrin mbështetjen nga ndonjë superfuqi tjetër, ato detyrohen t’i durojnë standardet e dyfishta të fuqisë mbikëqyrëse. Në momentin që e gjejnë atë, diskursi ndryshon.
Kur BE-ja, Turqisë ia ktheu shpinën, kjo e fundit energjitë e veta i kaloi edhe në Afrikë. Vendi më i përshtatshëm për ta ishte Sudani. Atje bëri disa marrëveshje njëra prej të cilave ishte, rikthimi i pamjes së vjetër të ishullit Sevakim, një ish panoramë e bukur e ndërtuar nga osmanët, e që ishte braktisur që në kohën e largimit të tyre.
Arti osman rifilloi në këtë shtet, ndërsa Erdogani dëshmoi se nuk kishte qëllime imperialiste. Ai, atje do të hapë shkolla specialistike, kolegje dhe banka zhvillimore, me theks të veçantë interesimi ishte në zhvillimin e agrikulturës dhe energjetikës. Krahas kësaj, sudanezët prej tij kërkuan të ndërtojnë një liman, në të cilin të paktën do të riparoheshin anijet, nëse nuk do të prodhonin të reja. Pas kësaj lëvizje të madhe, presidenti el Beshir kishte nevojë për një garanci edhe më të madhe se sa prezenca turke, prandaj ai ftoi ushtrinë ruse në Sudan.
Nëse prezenca e këtyre dy forcave ka ngazëllyer popujt përreth, A.Saudite dhe Egjipti po vlonin nga inati. Egjiptianët, Ergoganin e quajtën kriminel sepse po ndihmonte “terroristët” e Vëllazërisë Muslimane. Nëse pak vite më parë, Sudani mbështetej në A.Saudite, kjo e fundit nuk e ndihmoi fare të zhvillohej ekonomikisht, përkundrazi, kërkonte të dërgonte ushtarë atje ku ajo kishte nevojë. Mirëpo, sudanezët nuk e kapërdinë kur A.Saudite e goditi Jeminin, dhe vriste civilë.
Sudanezët janë shumë të thjeshtë në vlerësime, el Hasanejn, një tregtar sudanez thjeshtë tha: “derisa ishim nën mbikëqyrjen amerikane mallrat që i blinim nga Evropa ishin dy, tre fish më të larta se sa nga Turqia dhe vendet tjera të lindjes. Po flas, thotë ai, për mallrat e standardit pothuajse të njëjtë. Erdogani derisa qëndroi në Sudan, u nënshkruan 22 marrëveshje, prej tyre 13-të ishin ndërqeveritare.
Prezenca e ushtrinë turke dhe ruse në Sudan, sikur ka qetësuar sudanezët nga sulmet e mundshme të Izraelit. Elitat politike dhe ekonomike amerikane derisa ta mbështetin hegjemoninë izraelite, janë duke e humbur qendrën e botës. Gjeostrategjia po ndryshon edhe në këtë hapësirë, ndërsa Rusia dhe Kina po pasurohen edhe më shumë.

Është koha që SHBA-të ta pranojnë Islamin si fe zyrtare, të kontribuojnë në çrrënjosjen e islamofobisë, mu sikur romakët që kishin pranuar krishterimin dhe qëndruan në majat e botës edhe për një milenium tjetër. Që të mos shkatërrohet shtëpia e bashkëjetesës, zgjidhja është Kudsi- Jerusalemi. Ky qytet me vlera të larta monoteiste ka një çelës, që funksionon vetëm tek prijësit besimdrejtë, të cilët njëkohësisht kanë dhënë prova prej paqësori, ndryshe njerëzimi do të shkatërrohet keq, ndërsa ata që do të mbesin, do të janë pre e kinezëve./ Gazeta Impakt

*Autori është drejtor i IHSB-së në Prishtinë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne