Dhëndri i Donald Trump takohet me princin e kurorës saudite

Jared Koushner këshilltar dhe dhëndër i presidentit Donald Trump, ditën e martë u takua në Xheda me Muhamed Bin Selman, trashëgimtar i kurorës në mbretërinë Saudite me të cilin bisedoi mbi negociatat e kompromisit mes AAP dhe regjimit sionist.

Procesi i kompromisit në Lindjen e Mesme, i nisur në vitin 1991 me udhëzimin dhe planet e Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve evropiane, është një proces i rrezikshëm dhe komplotues që ka për qëllim të shkatërrojë plotësisht të drejtat palestineze. Populli palestinez dhe grupet palestineze gjithmonë kanë deklaruar se vazhdimi i negociatave për kompromis ka qenë gjithmonë në dëm të tyre. Regjimi sionist dhe Arabia Saudite janë aleatët kryesorë amerikanë në Lindjen e Mesme. Zyrtarët e regjimit sionist dhe të Arabisë Saudite e kanë quajtur vazhdimisht presidentin Donald Trump si një avokat i fuqishëm i Izraelit dhe Arabisë Saudite. Jared Kouchner pas ardhjes në pushtet të Donald Trump ka marrë përsipër përgjegjësinë për të ndjekur negociatat e kompromisit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne