“Dhimbje e jashtëzakonshme”, Meta viziton te “Trauma” vajzën e mitur të familjes Tola: Ja gjendja e saj, mjekët po bëjnë gjithçka

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi, këtë mbrëmje, vajzën e mitur të familjes Tola nga Bulqiza, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllime për gjithë familjen Tola, i siguroj që do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme”, tha Meta.

Merita Tola është e vetmja që mbijetoi, pas tragjedisë në familjen Tola, në Ostren të Bulqizës, ku nga rrjedhja e gazit humbën jetën nëna me dy fëmijët adoleshentë, Rudinën 18 vjeçe dhe Fatjonin 14 vjeç.

Pak më parë, Presidenti Meta iu shprehu ngushëllimet e thella familjarëve për tragjedinë, ndërsa më vonë do të shkojë te Spitali i Traumës për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të të miturës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne