Dhjetra hebrenjë në shoqërim të policisë izraelite kanë bastisur Mesxhid al-Aksanë, në Kudsin Lindor të pushtuar, për të festuar Vitin e Ri Hebre.
Sipas informacionit të marrë nga Autoriteti i Vakëfeve Fetare të Kudsit, në orët e mëngjesit në shoqërim të policisë izraelite në kompleksin e shenjtë hynë 235 kolonë hebrenjë.
Hebrenjtë prej sot deri të martën shënojnë Vitin e Ri, të cilin e quajnë Rosh Hashanah.
Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Nga ana tjetër, hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ai ka qenë vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.
Në një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, duke e quajtur atë si kryeqytet “të përjetshëm dhe të pandarë të shtetit hebre”.
Hebrenjtë shpeshherë në shoqërim të forcave izraelite të sigurisë kryejnë bastijes në këtë vend të shenjtë./AA