Dhjetëra kolonë hebrenj futen në kompleksin e xhamisë Al-Aksa

Dhjetëra kolonë hebrenj kanë hyrë me dhunë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kuds.

“94 kolonë hebrenj kanë hyrë në kompleks”, thuhet në kumtesën e Autoritetit të Vakëfeve Fetare të Kudsit, organ i drejtuar nga Jordania që është përgjegjës për mbikëqyrjen e vendeve të shenjta muslimane dhe të krishtere të qytetit.

Sipas kumtesës, kolonët kanë hyrë në xhaminë Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite përmes Portës Al-Mugharbah.

Grupet djathtiste izraelite kanë bërë thirrje për dyndje në shkallë të gjerë në vendin e shenjtë me rastin e Vitit të Ri Hebre, i cili festohet të hënën.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Nga ana tjetër, hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ai ka qenë vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.

Në një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, duke e quajtur atë si kryeqytet “të përjetshëm dhe të pandarë të shtetit hebre”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne