Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë ligjin e “shtetkombit të popullit hebre”

Në Izrael u organizuan protesta kundër ligjit të “Shtetkombit të popullit hebre”.

Dhjetëra mijëra manifestues protestuan kundër ligjit me anë të të cilit qytetarët e Izraelit jo-hebre llogariten si “qytetar të klasës të dytë”.

Protestat e organizuar në kryeqytetin Tel-Aviv nga arabët Durzi, që janë qytetarë të Izraelit, u përkrahën nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.

Në këto protesta, ku morën pjesë me dhjetëra mijëra qytetarë shpesh u hodhën sloganet “Duam barazi”.

Në objektiv të sloganeve të protestuesve, të cilën në duar mbanin pankarta me kritika ndaj ligjit, ishte Kryeministri Benjamin Netanyahu.

Ligji i “shtetkombit të popullit hebre”, i cili u miratua me një diferencë të vogël të votave më 19 korrik në Kuvendin e Izraelit, parashikon dy modele të ndryshme të qytetarëve.

Sipas kësaj arabët, të cilët përbëjnë mbi 20 për qind të popullatës së Izraelit që numëron 8 milionë banorë, do të bien në statusin e “qytetarëve të klasës të dytë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne