Dhjetëra pilotë të ushtrisë arrestohen për lidhje me Gylenin

Autoritetet turke arrestuan sot disa dhjetëra pilotë të ushtrisë, të dyshuar për lidhje me imamin Fethullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e një grushti shteti në vitin 2016.

Sipas prokurorisë së Ankarasë, 48 pilotë të helikopterëve nën komandën e ushtrisë së këmbësorisë, përfshirë tre që kanë gradën e kolonelit dhe katër atë të nënkolonelit, u arrestuan dhe u lanë në paraburgim, në selinë e policisë antiterroriste të kryeqytetit turk.

Sipas prokurorisë, prokurori i përgjithshëm i Ankarasë ka lëshuar ndërkohë mandatarreste kundër 15 civilëve të dyshuar si ”oficerë të shërbimit të spiunazhit” për llogari të lëvizjes së imamit Gulen që qeveria turke e cilëson ”terroriste”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne