Bota

Dhoma Amerikane e Tregtisë ngrihet kundër Trump-it

Presidentit amerikan, Donald Trump i ka hapur luftë tarifave doganore të Shtëpisë së Bardhë. Dhoma Amerikane e Tregtisë, organizata më e madhe e biznesit në vend, i ka bërë thirrje popullit amerikan që të kërkojë nga “anëtarët e Kongresit të bëjnë gjithçka që munden kundër tarifave të Trumpit”.

Gjithnjë e më e fortë po bëhet opozita e brendshme ndaj politikave të tregtisë proteksioniste dhe pasojave që administrata Trump ka aplikuar për të shpëtuar Amerikën nga “defiçiti i madh tregtar dhe marrëveshjet e tregtisë katastrofike”.

Kundërpërgjigjet e njëpasnjëshme nga Bashkimi Evropian, Kina, Kanadaja, Meksika, India dhe Turqia kundër tarifave që SHBA-ja ka vendosur për importet e aluminit dhe çelikut kanë ngritur në nivelin më të lartë shqetësimet e kompanive amerikane.

Kjo ka shkaktuar që shqetësimet të kthehen në aksion pasi tashmë është kuptuar se qeveria Trump nuk do të bëjë hap prapa pavarësisht kundërpërgjigjeve të partnerëve tregtarë dhe botës së biznesit.

Harley-Davidson, një nga kompanitë simbol të SHBA-ve javën e kaluar njoftoi se do të transferojë jashtë vendit një pjesë të prodhimit të saj për shkak të luftës tregtare që Trumpi ka ndezur.

Dhoma Amerikane e Tregtisë me rreth 3 milionë anëtarë është shoqata më e madhe e biznesit jo vetëm në SHBA por edhe në botë, ka nisur një fushatë ditën e hënë kundër tarifave të Trumpit.

Fushata me temë “Tarifat rrugë e gabuar” informon popullin amerikan për dëmet që do të shkaktojë lufta tregtare dhe nxit që “anëtarët e kongresit të bëjnë më të mundshmen kundër tarifave”.

Nisja e një fushate të tillë kundër një presidenti republikan nga një organizatë e cila që nga themlimi i saj ka mbështetur Partinë Republikane, në media ajo është referuar me titujt si “Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka hapur luftë tarifave të Trumpit”.

Në kuadër të fushatës, për opinionin publik është paraqitur një hulumtim, i cili shqyrton në bazë të rajoneve dëmin që do t’i shkaktojnë ekonomisë amerikane kundërpërgjigjet ndaj tarifave doganore të Trumpit.

Në këtë studim që gjendet në faqen zyrtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë, popullit amerikan i njihet mundësia që duke përzgjedhur mbi hartë rajonet ku jetojnë të shikohen humbjet financiare për shkak të tarifave.

Sipas rezultateve të studimit të zhvilluar nga të dhënat zyrtare të tregtisë, lufta tregtare që Trump ka nisur do të shkaktojë vendosjen e një tarife shtesë prej 75 miliardë dollarë mbi produktet amerikane që eksportohen në BE, Kinë, Kanada dhe Meksikë.

Në krye të rajoneve që do të dëmtohen më shumë nga tarifat që kanë hyrë apo do të hyjnë në fuqi nga vendet në fjalë është Washington-i me 6.2 miliardë dollarë eksporte, Louisiana me 5.9 miliardë dollarë eksporte, California me 5.6 miliardë dollarë në eksporte, Texsas-i me 3.9 miliardë dollarë në eksporte dhe Illinois me 3.8 miliardë dollarë eksporte.

Po ashtu është parashikuar që këtyre tarifave t’i nënshtrohen edhe Alabama me 3.6 miliardë dollarë, Carolina e Jugut me 3 miliardë dollarë, Kentucky me 1.5 miliardë dollarë dhe Tennessee me 1.4 miliardë dollarë.

Harta amerikane në faqen zyrtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila tregon se sa do të ndikohen rajonet nga lufta e tregtisë, shoqërohet me një kërkesë ku qytetarët mund t’u dërgojnë anëtarëve të Kongresit informacioneve se si tarifat do të dëmtojnë kompanitë dhe konsumatorët amerikanë.

“Unë kundërshtoj me forcë tarifat që administrata e Trump-it ka nisur t’i zbatojë kohë më parë ndaj çelikut, aluminit dhe produkteve të Kinës dhe ndaj taksave të mundshme doganore për automjetet. Nga ju kërkoj që të bëni çdo gjë që mundeni kundër këtyre tarifave që nuk shkojnë përtej taksimit të konsumatorëve, familjeve dhe bizneseve amerikane”, thuhet në kërkesën në fjalë.

Për kompanitë amerikane por edhe për partnerët tregtarë pikëpyetja më e madhe është nëse do të jetë apo jo e mjaftueshme që Trump të tërhiqet nga ky hap, nga kjo fushatë e pashembullt më parë.

Gary Hufbauer, ekspert i lartë në Institutin e Ekonomisë Ndërkombëtare “Peterson”, është përgjigjur në pyetjet e Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) në lidhje me temën me ç’rast ka thënë se është i mendimit se fushata do të jetë efektive.

Ai thekson se të gjithë sektorët e biznesit dhe organizatave përveç çelikut dhe aluminit kanë kundërshtuar tarifat e Trumpit. “Reagimet sa vijnë e rriten. Nëse më 6 korrik nis zbatimi i tarifave ndaj Kinës, reagimi do të jetë edhe më i madh”, tha Hufbauer.

Sipas tij, reagimet do të kenë edhe pasoja politike ku edhe zgjedhjet lokale që po afrojnë janë në favor të biznesit.

“Trump parasëgjithash dëshiron që republikanët të fitojnë zgjedhjet që do të zhvillohen në nëntor. Për këtë arsye pres që reagimi i fortë të ndikojë mbi Trump-in”, tha Hufbauer. (AA)

OPINIONE