Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, memorandum bashkëpunimi me Müsiad Balkan

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me MÜSİAD Balkan.
Gjatë ceremonisë ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës se Turqisë, Murat Ahmet Yörük.

Kryetari i Bordit, Seyhan Pencablıgil në fjalën e tij, theksoi se ky bashkëpunim do të krijojë sinergji dhe do të kontribuojë në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike të Shqipërisë dhe Turqisë.
Ndërsa, kryetari i Müsiad Balkan, Bilal Kara duke uruar që nënshkrimi i marrëveshjes të jetë i dobishëm për të dyja palët, tha se duke shqyrtuar mundësitë e biznesit në Ballkan, janë duke përgatitur aktivitete në kuadër të projekteve të përbashkëta.

ATTSO dhe MÜSİAD Balkan, do të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në mënyrë që të arrijnë qëllimet e përbashkëta në çështjet e zhvillimit ekonomik rajonal./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne