Dhuna e eger izraelite ndaj femijeve te mitur palestineze vazhdon perkunder raportimit te UNICEF mbi kete sjellje

Gazeta izraelite Haaretz,shkruan se 60% e te rinjve palestinezë të cilët janë arrestuar nga ushtria izraelite në zonat palestineze i janë nënshtruar dhunës,dhe vetëm 10% prej tyre i eshte lejuar prej Izraelit, qe te konsultohen me avokatët e tyre.

Ekspertja e çështjeve palestineze per gazeten Amira Hass tha qe raportimet e akuzave ndaj Izraelit ne lidhje me te drejtat e djemve te mitur jane te dominuara nga paqartesia dhe mungesa e detajeve, ka pak dëshmi për datën dhe vendin ku eshte kryer hedhja e gureve nga djemte, te cilet ne disa raste jane te moshes jo më shumë se 12 vjeç.

Që nga fillimi i këtij viti,ushtria dhe policia arrestoi në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor,125 të mitur disa prej të cilëve kalojnë periudhe me te gjate në burgje për shkak se familjet e tyre nuk mund të përballojnë pagesen e gjobitjeve që arrijnë pesë mijë sikla (rreth 1,350 $) aq sa një nga nënat e djemve bertiti ne sallen e Gjykates Ushtarake  te burgut Ofer afër Ramallah,”Ku ti gjej paratë? Çfarë doni,të bëjme  financim per pushtimin?”.

Babai i një prej këtyre djemve,i cili kerkoi ti fshehim identitetin e tij,foli për rastin e djalit të tij pas arrestimit të një muaji të gjatë “Nuk është më siç ishte para arrestimit,atij i pëlqente të bente shaka,por tani nuk ben shaka,ai fliste shumë tani eshte bere i mbyllur ne vetvete,i heshtur dhe e ka veshtiresi për të studiuar, ka veshtiresi per te nxjerre fjali te plota, mjaftohet vetem me disa fjale te shkeputura”.

Avokate e Organizates per te Drejtat Kombetare Nasrin Alian citon per gazeten se gjendja e shume prej te miturve te arrestuar ka ndryshuar ndjeshem pas lirimit e kthimit te tyre ne shtepi.

Haas gjithashtu,ne raportin e saj per Organizatën e Fondit të Fëmijëve të OKB-së (UNICEF) per vitin 2013 citoi se Izraeli i dhunon te rinjtë në mënyrë dramatike sistematike,me dhunë fizike dhe verbale,duke e konsideruar te drejte kërcënimin ndaj tyre dhe perdorimin e prangave plastike te dhimbshme dhe kontrollet fizike duke i zhveshur .

Organizata e të Drejtave te Njeriut “Rojet e Gjykatës Ushtarake,”ka mbledhur  dëshmi nga 450 të mitur të arrestuar në mes të vitit 2013 dhe 2016,ku tregon se 96% e tyre iu janë prangosur duart e tyre,dhe shumices prej  tyre me pranga plastike shumë të dhimbshme,dhe 81% e tyre iu jane mbuluar sytë,ndersa 60% prej tyre iu jane nënshtruar dhunës fizike dhe 49% kanë vuajtur nga dhuna verbale.

Një prej tyre thote: “Më arrestuan me ushtarë, dhe tërhoqen me fytyrë  për tokë, më rrahën dhe me lidhen duart dhe këmbët dhe me sytë të lidhur më derguan në nje zone te vendit ushtarak, ku më rrahën përsëri dhe më kerkuan të këndoj por unë refuzova,dhe kur u thirr babai im në qendren e arrestimi ata nuk më lejuan ta perqafoj atë,kurse rrobat e mia ishin te shqyera “.

Gazeta përfundoi raportin e saj duke thënë:”Katër vjet pas raportit të UNICEF-it mbi sjelljen sistematike te Izraelit kundër djemve,situata në terren mbetet siç është.”/AlJazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne