Dhuna në familje, në pranga burri

Megjithë ndryshimet në Kodin Penal për dhunën në familje, burrat shqiptarë vazhdojnë të sfidojnë ligjin duke mos hequr dorë nga edukata e tyre e keqe dhe perversiteti i degraduar deri në dhunë, ndaj qenieve më të dobta, në këtë rast grave.
Pavarësisht se disa gra marrin guximin ti denoncojnë, një rol të rëndësishëm duhet të luajnë edhe dëshmitarët e ngjarjes si komshinjtë apo familjarët e tjerë të cilët kanë detyrë raportimin në polici të rasteve të dhunës në familje qoftë edhe ndaj fëmijëve jo vetëm grave. Një grua e dhunuar do të dhunojë bijtë e saj e këta të fundit kur të rriten do mishërojnë dhunën e mësuar në familje. Duhet t’i themi stop këtij fenomeni që po shkatërron jetët familjare të mijëra njerëzve.

Këtë rradhë një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
Burime zyrtare nga policia thanë se oficerët e Krimeve në Policinë e Lushnjes kanë arrestuar në flagrancë Ervin D., 36 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 30-vjeçares me inicialet F. D.
Dosja me materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Lushnjes për akuzën “Dhunë në familje”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne