Dhuna në protestën e djeshme, policia procedon 20 persona

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 20 protestues, të cilët morën pjesë dje në tubimin e opozitës.

Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej 20 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë.

Sipas policisë, këto 20 persona janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestë si dhe goditje për shkak të detyrës.

Nga incidentet e djeshme në protestën e opozitë mbetën të lënduar 11 efektivë policie dhe tre qytetarë që pas ndihmës mjeksore janë jashtë rrezikut për jetën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne