Dhunohen 2 xhami në Gjermani nga përkrahësit e PYD/PKK

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK sulmuan 2 xhami në Gjermani, raporton Anadolu Agency. Në sulmet e ndërmarra gjatë natës ndaj xhamisë Yeshil në qytetin Minden, në rajonin Nordrhein-Westfalen dhe ndaj xhamisë Eyüp Sultan në qytetin Leipzig, në Saksoni, të dyja të Bashkësisë Islame turke për Çështjet Fetare (DİTİB), janë thyer xhamat nga gurët e hedhur dhe se janë shkruar shkrime mbi muret e tyre.

Kryetari i shoqatës së xhamisë Yeşil në Minden, Sabahattin Çiğdem, në një deklaratë u shpreh se sipas pamjeve të kamerave sulmi është kryer në orët e pasmesnatës dhe se autorët kanë qenë 4 persona me maska. Ai ka treguar se ndaj ambienteve të xhamisë janë hedhur gurë dhe qese me bojë dhe se në mure janë vendosur shkrimet “Afrin” dhe “hakmarrje”.

Çiğdem ka bërë të ditur se përkrahësit e organizatës terroriste kanë kryer një marshim në qytet ditën e shtunë dhe se kanë kaluar para xhamisë, duke shtuar se “Ata kaluan nga këtu teksa ne ishim duke falur namazin e ikindisë dhe i ngritën zërat e tyre. Ndërsa mbrëmë natën ka ndodhur kjo ngjarje”.

Ndërkohë sulmi ndaj xhamisë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë në Bielefeld, Kathryn Landwehrmeyer, e cila ka njoftuar se nuk kanë dijeni për autorët, por se mendojnë që sulmi është kryer me “qëllim politik” për të cilin edhe policia ka nisur një hetim.

Landwehrmeyer, më tej ka shtuar se për shkak që kanë vërejtur një kërcënim të hapur policia ka nisur patrullime më të shpeshta në këtë zonë dhe se janë në kontakt me drejtuesit e shoqatës.

Ndërkohë kryetari i shoqatës së xhamisë, Eyüp Sultan në Leipzig, Ömer Mumcu, ka thekusuar se sulmi ndaj xhamisë është kryer në mesnatë, ku sulmi është vërejtur fillimisht nga imami i xhamisë.

Mumcu, ka bërë të ditur se agresorët kanë qenë 3-4 persona, ndërsa si pasojë e sulmit janë thyer xhamat dhe në muret e ndërtesës është shkruar “PKK”, “YPG” dhe “YPJ” që i përkasin organizatave terroriste.

Në një deklaratë të bërë nga policia në Leipzig njoftohet se në lidhje me ngjarjen është nisur një hetim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne