Dhunohen gazetarët në Palestinë

Gjatë dites së premte janë shtuar sulmet ndaj gazetarëve në Palestinë. 10 gazetarë u plagosën gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale.
Forcat okupuese izraelite i kanë përshkallëzuar sulmet ndaj gazetarëve në Bregun Perëndimor, në Jeruzalem dhe në Rripin e Gazës.
Forcat okupuese izraelite goditen stafin e ambulancës dhe gazetarët me bomba gazi në hyrjen veriore të Al-Bireh.
Komiteti i Mbështetjes së Gazetarëve JSC ka monitoruar plagosjet e rreth 10 gazetarëve, përkatësisht:

– Fotografi Amin Siam arrestohet në Jeruzalemin e vjetër.
– Gazetarja Liwa’a Abu Armilah u plagos në Jeruzalemin e pushtuar.
– Gazetari Ahmed Talaat u plagos në këmbën e djathtë nga një plumb gome gjatë mbulimit të përplasjeve në Nablus.
– Kameramani i Al Arabiyas u plagos në Hebron.
– Korrespondenti i televizionit palestinez, Azmi Banat u plagos nga një plumb gome në sy ndërsa po mbulonte përplasjet në Hebron.
– Gazetari Iyad Hamad u plagos në këmbë duke mbuluar përleshjet në qytetin e Betlehemit.
– Kameramani Fadi Shanaanah u asfiksua nga të shtënat e bombave me gaz në Gaza.
– Gazetari Hussein Abdel-Jawad u asfiksua nga të shtënat e bombave me gaz në Gaza.
– Gazetari Samer al-Za’anin u asfiksua nga të shtënat e bombave me gaz në Gaza.
– Gazetari Talal al-Hawaihi u asfiksua nga të shtënat e bombave me gaz në Gaza.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne