Dhunoi turistët spanjollë, Gjykata e Apelit Vlorë lë në burg Mihal Kokëdhimën

Pavarësisht një sulmi në zemër, dhe gjendjes jo të mirë shëndetësore, Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë sërish në burg Mihal Kokëdhimën.

Seanca është mbajtur mëngjesin e sotëm në Vlorë, me objekt rishikimin e masës së sigurisë, për Kokëdhimën, që akuzohet se dhunoi turistët spanjoll në muajin Gusht të këtij viti.

Gjyqtari që vlerësoi se Kokëdhima duhej të qëndronte në burg ishte Skënder Damini, ndërsa ai akuzohet për veprën penale të ‘’Kanosjes’’ dhe të ‘’Shkatërrimit të pronës”.

Pala mbrojtëse ka kërkuar gjykim në gjendje të lirë për Kokëdhimën, sipas tyre klienti nuk është rrezik dhe nuk përbën precedent për t’u larguar nga vendi, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga gjykata.

Kujtojmë se IKMT dhe policia e shtetit ndërmorën dhe një aksion për prishjen e lokalit të Kokëdhimës, gjë e cila u shoqërua me revoltën e familjes, që sipas tyre ishte një hakmarrje që po iu bëhej.

Vetë Kokëdhima në sallën e gjyqit, në seancën e parë, ishte shprehur se kishte mik Edi Ramën, dhe kjo deklaratë duket se i ka kushtuar shumë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne