DHURATA HOXHA KËRKON MIRATIMIN E DY PROJEKTLIGJEVE PËR PROCESIN INTEGRUES TË KOSOVËS

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar miratimin e dy projektligjeve për procesin integrues.

Bëhet fjalë për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe Marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.

Sipas Hoxhës, këto janë projektligje të rëndësishme dhe që po shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, “për të qenë sa më shpejt afër fondeve të dedikuara për shtetin dhe qytetarët tonë”.

“Projektligji Marrëveshje financiare, rregullon zbatimin e programit IPA 2017, pjesa e parë përfshin 11 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e njeriut, efiçiencën e energjisë, ekonominë digjitale, sigurinë ushqimore si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale. Në tërësi, programi konsiston në financimin e 48 milionë euro nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, ndërsa shuma totale është 49.45 milionë euro, ku përfshihet edhe bashkëfinancimi nga ana jonë në shumën prej 1.45 milionë euro”.

“Programi ‘Evropa për qytetarët’, përmban fonde me vlerë 187 milion euro që promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile. Programi zbatohet nëpërmjet thirrjeve për propozime, ku ftohen organizatat nga vendet e BE-së dhe vendet tjera që kanë qasje në program për të aplikuar”, ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook.

Sipas saj, miratimi i këtyre dy projektligjeve, mundëson afrimin e qytetarëve menjëherë në programet, duke pasur qasje si: Binjakëzimi i qyteteve (toëntëinning) dhe Rrjeti i qyteteve (netëorkoftoëns), të cilat iu dedikohen projekteve të përgatitura nga autoritetet lokale.”

Burimi: Insjaderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne