Di Caprio dhe Brad Pitt refuzojnë rolin e kaubojsve homoseksual

Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt, që për herë të parë do të interpretojnë së bashku në filmin e Quentin Tarantino, “Once Upon a Time in Hollywood”, mund ta kishin formuar më parë dyshen në skenë, por refuzuan rolet e kaubojve homoseksualë në “Brokeback Mountain”.

Lajmin e bëri të ditur regjisori Gus Van Sant, gjatë intervistës për filmin e tij të ri, dramën me Joaquin Phoenix e Jonah Hill, “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot”.

Van Sant, që në atë kohë u kontaktua për të drejtuar filmin por që për regjisor më pas u mor Ang Lee, kujton mungesën e interesit nga ana e aktorëve për rolet që më pas u interpretuan nga Jake Gyllenhaal e Heath Ledger: “Asnjë nuk donte ta merrte përsipër. Kur u angazhova doja një kast aktorësh vërtet të fortë, emra me ndikim. Por nuk po funksiononte. Projekti nuk i interesonte askujt. Si fillim ua propozova Leonardo DiCaprio e Brad Pitt, më pas edhe Matt Damon e Ryan Phillippe. Të gjithë më kthyen përgjigje negative”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne