Dialogu Kosovë-Serbi, koordinatori Hyseni udhëton sot për takime në SHBA

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, do të udhëtojë sot për në Uashington. Mësohet se ai do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan, me qëllim të koordinimit rreth procesit të dialogut.

Hyseni para nisjes tha se në Bruksel po zhvillohen negociata të vështira për elementet e marrëveshjes finale e cila, sipas tij, ka për synim njohjen reciproke me Serbinë. Skënder Hyseni, i cili është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar koordinator shtetëror për dialogun e Kosovës me Serbinë më 21 korrik.

Dialogu Kosovë-Serbi pas një takimi virtual më 12 korrik ka rifilluar me takime në Bruksel më 16 korrik mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Po ashtu, një takim tjetër në kuadër të këtij procesi është paralajmëruar në fillim të shtatorit të këtij viti./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne