Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak pas takimit me koordinatorët: Hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse, do të vijohet së shpejti

Emisari i BE për dialogun, Kosovë- Serbi Miroslav Lajçak ka shkruar pas takimit me ekspertët se sot është hedhur një hap tjetër rreth një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Lajçak thotë se sot në Bruksel u mbajt raundi i dytë i bisedimeve për financimet dhe pronat. Po ashtu ai vuri në dukje se për herë të parë mori pjesë kryenegociatori i ri i Serbisë, Petar Petkoviç, pasi Marko Gjuriç do të jetë ambasador serb në SHBA.

Nga Kosova mori pjesë Skënder Hyseni ndërsa Lajçak ngre dyshimet tashmë se çfarë do të ndodhë me dialogun pasi thotë se ”do të vijohet së shpejti”.

STATUSI NGA MIROSLAV LAJÇAK

Sot kemi bërë një hap tjetër drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit duke zhvilluar një raund të dytë bisedimesh mbi pretendimet financiare dhe pronën. Dhe ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic u bashkua me diskutimet tona. Të vazhdohet së shpejti./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne