Digjet anija në Kaliforni, gjenden 25 trupa të vdekur

Pas djegies së një anije në Kaliforni janë gjetur 25 trupa të pajetë.

Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të ishullit Santa Cruz ku një zjarr i fuqishëm përfshiu një anije të vogël me polombarë në brigjet e Kalifornisë jugore.

Mediat e huaja raportojnë se 9 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa në bordin e anijes ishin 39 persona. Aktualisht po vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve.

Sipas zyrtarëve të Rojes Bregdetare, pesë pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pasi shpërtheu zjarri në anijen që përdoret nga operatorët e tureve për zhytësit në Ishullin Santa Kruz, në brigjet e qytetit Santa Barbara.

Sipas zyrtarëve, pasagjerët po flinin në mjediset e brendshme të anijes kur shpërtheu zjarri të hënën në mëngjes./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne