Shqiperia

Digjet Arta Marku, KLP pezullon renditjen e kandidatëve për kryeprokuror, Ulsi Manjën e kapin ethet

Degradon gara për postin e kryeprokurorit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve në postin e prokurorit të përgjithshëm. Shkak për këtë pezullim është bërë fakti se shoqja e Ulsi Manjës, Arta Marku, nuk del dot e para në renditjen e kandidatëve.
Po pse është shumë e rëndësishme renditja e kandidatëve?

Është e rëndësishme pasi Kuvendit të Ramës i duhen 84 vota për të zgjedhur kryeprokurorin mes emrave që i dërgon KLP, në të kundërt kandidati i renditur i pari i KLP konsiderohet i zgjedhur automatikisht. Kështu që Ramës, për të zgjedhur ‘delen’ e Ulsi Manjës i duhen edhe votat e opozitës së re. Por, opozita e re mund të mos e japë votën, pasi mund të dëgjojë ndërkombëtarët.

Ndaj, Edi Rama dhe Ulsi Manja duan të zgjedhin Arta Markun në krye të prokurorisë së përgjithshme që në KLP, duke e renditur të parën. Arsyeja sepse Rama e do Markun në krye të prokurorisë ka të bëjë me provat që ka dhënë Marku, si besnike e qeverisë dhe mbrojtëse e ministrave dhe e drejtorëve të saj. Për të konfirmuar Markun, Rama ka ngarkuar Ulsi Manjën. Nëse Manja e humbet sfidën, mund të përfundojë si Ditmir Bushati. Por, Ulsi Manja, edhe pse e kanë kapur ethet, tregoi dje se e ka situatën nën kontroll. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me në krye kunatin e Mimi Kodhelit, pezulloi dje procedurën për renditjen e kandidatëve, pasi kriteret e parashikuara në ligj nuk e nxjerrin Arta Markun të parën.

Në njoftimin e KLP thuhet “Pika e parë e axhendës ishte miratimi i Metodologjisë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Metodologjia e pikëzimit të kandidatëve buron nga Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë” dhe nga “Rregullorja për Prokurorin e Përgjithshëm”. Në zbatim të ligjit nr. 97/2016” Për organizimin dhe funksionimin të Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, neni 24,25,26 dhe 27 parashikojnë kriteret mbas të cilave vlerësohen kandidatët: kriteret profesionale, kriteret morale, kriteret organizative dhe drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime afatgjata, gjuhë të huaja. Pas bisedimeve, Këshilli vendosi se miratimi i kësaj metodologjie do të kalojë për mbledhjen e ardhshme në mënyre që të reflektohen në variantin përfundimtar disa ndryshime dhe përcaktime të bëra nga anëtarët të Këshillit gjatë diskutimeve”./Pamfleti

OPINIONE