Digjet ‘Benzi’ në Vlorë gjatë natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë natës në lagjen “Dëshmorët” të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati në rrugë kryesore.

Benzi i djegur në Vlorë

Menjëherë pas konstatimit të zjarrit, është njoftuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ndërkohë që po punohet për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dysohet se zjarri është i qëllimshëm.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne