Digjet kampi i emigrantëve në Lesbos, disa të lënduar

Zjarri ka shkatërruar kampin më të madh të emigrantëve në Greqi. Moria, në ishullin e Lesbos u përfshi nga flakët duke shkaktuar shkatërrim, pothuajse të gjithë kampit.

Rreth 25 zjarrfikës u përpoqën të “luftojnë” me flakët , në kohën që emigrantët po evakuoheshin, disa prej të cilëve pësuan edhe lëndime.

Ndërkohë ende nuk është bërë me dije se kush janë arsyet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa erërat kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.

Zëvendësguvernatori i Lesbos Aris Hatzikomninos njoftoi se kampi ishte “shkatërruar plotësisht”.

Sakaq pritet që kryeministri Kyriakos Mitsotakis të mbajë një takim urgjent për shkak të kësaj situate./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne