Digjet makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është djegur në rrethana ende të paqarta sot, rreth orës 04:30 të mëngjesit, në lagjen “Lef Sallata”.

Burime për mediat bëjnë me dije se sipas policisë, ka marrë flakë automjeti tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi me inicialet E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon.

Sapo është konstatuar ky incident, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne