Digjet një banesë në Maliq

Përfshihet nga flakët një banesë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Sovjan të Maliqit.
Sipas informacioneve mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Kudret Pashollari, i cili prej vitesh jeton me familjen në Itali.

Si pasojë e flakëve burimet bëjnë të ditur se ka dëme të shumta materiale, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i rënies së këtij zjarri. Në këtë banesë prej vitesh nuk jetonte njeri.

U desh ndërhyra e zjarrfikësve të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve për të mos patur pasoja edhe tek banesat e tjera ndërsa policia po punon për shkaqet dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne