Digjet një xhami në Danimarkë

Në Danimarkë, në lidhje me zjarrin që ra ditën e enjte në ndërtesën 4 katërshe ku ndodhej edhe xhamia që i përket Qendrës Islame të Danimarkës, qëndrohet mbi mundësinë që zjarri të ketë qenë i “qëllimshëm”.

Kryetari i Qendrës Islame të Danimarkës, Fatih Alev nga e cila varet xhamia që u bë e papërdorshme, bëri një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje.

Ai theksoi se në ndërtesën e shoqatës dhe xhamisë, që është bërë e papërdorshme, kanë qenë qiraxhinj prej 8 vitesh dhe bëri të ditur se policia mendon se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht por paramendojnë se në objektivë nuk ka qenë xhamia.

“Pa pasur prova në dorë, nuk e dimë pse policia mendon se kjo nuk ka të bëjë me ne. Ne mendojmë se veçanërisht xhamia ka qenë në objektivë”, tha Alev.

Ai theksoi se organizatat civile të shoqërisë civile islame me aktivitetet në këtë vend u kanë uruar të “shkuara”, autoritetet daneze kanë heshtur.

Alev bëri të ditur se xhamia nuk kishte siguracion dhe të tëra sendet u dëmtuan gjatë zjarrit.

Ai tha se ndërtesa do të shembet, se ata janë në kërkim të një vendi të ri për xhaminë dhe u shpreh se presin mbështetjen e bamirësve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne