Digjet shtëpia në Mat, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shoshaj të Matit dhe si pasojë janë lënduar katër pjesëtarët e familjes.

Policia bën me dije se ngjarje ka ndodhur në orën 03:55 të mëngjesit në banesën e shtetasit P.D, ku janë lënduar çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët.

Ata janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se zjarri ka rënë në banesë, pasi familjarët kanë lënë ndezur një pajisje elektronike.

Njoftimi i policisë:

“Mat / Informacion paraprak

Rreth orës 03.55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në fshatin Shoshaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.D, ku si pasojë janë lënduar kryefamiljari, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezë e një pajisje elektronike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë“./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne