Dijaneti i Turqisë po punon për përkthimin e Kur’anit në 27 gjuhë

Drejtoria e Çështjeve Fetare e Turqisë (e njohur si Diyanet) po punon aktualisht në përkthimin e Kur’anit të Shenjtë në 27 gjuhë, njoftoi një zyrtar.

Sipas faqes Turkeya al-Aan website, Yildray Qablan tha se ndërrmarrja ka për qëllim t’i shërbejë muslimanëve në botë që flasin gjuhë të ndryshme.

Zyrtari, i cili kryeson departamentin e gjuhëve të huaja në qendrën e publikimeve të Diyanetit, shtoi se rreth 400 përkthyes po punojnë me Diyanetin në këtë projekt.

Në dhjetorin e kaluar, Diyaneti njoftoi përfundimin e Kur’anit në katër gjuhë.

Ato përfshijnë gjuhët bullgarisht, uzbekr dhe dy gjuhë amtare afrikane, Cheva dhe Shona.

Me projektin e Dijanetit me moton ” Asnjë gjuhë pa Kur’an”, Diyaneti thotë se synon të përhapë mesazhin e Kur’anit tek njerëzit në të gjitha anët e botës.

Diyaneti e ka përkthyer Kur’anin në disa gjuhë të tjera më parë, duke vepruar sipas kërkesave të vendeve të ndryshme.

Diyaneti ka përshpejtuar përpjekjet e tij me planet për të botuar Kur’anin në gjermanisht, frëngjisht, rusisht dhe persisht.

Përkthimi në gjuhën perse pritet të jetë gati këtë vit.

Burimi : IQNA/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne