Dijetarët e Al Az-har-it u përgjigjen pyetjeve të studentëve të Kolumbisë për Islamin

Qendra Islame al-Az-har e Egjiptit ka dërguar një delegacion të dijetarëve muslimanë në Kolumbi.

Sipas Agjencisë së Lajmeve IINA, anëtarët e delegacionit mbajtën takime me studentë të dy universiteteve kryesore në kryeqytetin Bogota të shtetit në Amerikës Latine.

Gjatë seancave, ata iu përgjigjën pyetjeve të studentëve rreth Islamit, lidhjes së tij me besimet e tjera dhe përputhshmërisë së kulturës arabe me kultura të tjera.

Ata gjithashtu diskutuan çështjen e Palestinës dhe mënyrat e vërteta për të arritur paqen në Lindjen e Mesme.

Islamofobia ishte një temë tjetër e diskutuar në takimet e delegacionit në Kolumbi.

Dijetarët theksuan se Islamofobia vetëm përkeqëson ekstremizmin dhe dhunën,

Ata gjithashtu theksuan se terrorizmi nuk pranohet nga asnjë fe dhe nuk ka vend në Islam.

Gjatë takimeve, delegacioni shpërndau libra mbi tema islame në mesin e studentëve.

Kolumbia është një shtet në Amerikën Jugore.

Ka rreth 15,000 muslimanë në Kolumbi, që përbëjnë më pak se gjysmë përqind të popullsisë së përgjithshme.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne