Dijetarët indonezianë lejojnë faljen e namazit të Bajramit në shtëpi

Trupi më i lartë klerik musliman i Indonezisë lëshoi sot një fetva që i lejon muslimanët të kryejnë namazin e Fitër Bajramit në shtëpi, në mes të pandemisë së COVID-19.

“Namazi i Bajramit mund të kryhet në xhemat me anëtarët e familjes në shtëpi, veçanërisht ata që jetojnë në zonat ku përhapja e virusit mbetet i pakontrolluar (zona të kuqe)”, tha Këshilli Indonezian i Dijetarëve në një deklaratë.

Muslimanët në të gjithë botën festojnë Fitër Bajramin për të shënuar fundin e Ramazanit, muajin e nëntë të kalendarit islam, gjatë së cilit shmangin ngrënien nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Hasanuddin, kryetari i Bordit të fetvave në këshill tha se duhet të ketë një tubim prej të paktën katër personave, ku njëri vepron si imam, ndëra tre të tjerët janë pasuesit.

“Sa për hutben (predikimin), ajo mund të anulohet nëse ka më pak se katër adhurues ose nëse asnjëri nuk është në gjendje ta recitojë atë”, tha Hasanudin.

Sipas këshillit, namazi i Bajramit gjithashtu mund të mbahet me xhemat në fusha, xhami, dhoma lutjeje ose vende të tjera, por me masa paraprake në vend.

“Zbatimi i namazit të Bajramit, në xhami ose shtëpi, duhet t’u bindet protokolleve shëndetësore të përcaktuara për të shmangur ekspozimin ndaj COVID-19”, tha këshilli.

Indonezia të mërkurën raportoi 689 raste të reja të koronavirusit të ri, rritja më e lartë ditore deri më tani, duke çuar shifrat në 15.438./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne