Dijetari Sefer Al-Havali nga Arabia Saudite i përgjigjet nga burgu Bin Selmanit: po iu presin pasoja të rënda!

Sefer Al-Havali, dijetari i madh i Arabisë Saudite që ndodhet në burgjet e Arabisë Saudite, në përgjigje letrës së Muhamed bin Selman që i garanton siguri atij, ka shkruar se duhet të pritni pasoja të ashpra për shkak të veprimeve tuaja.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se autoritetet saudite i kanë kërkuar atij që të pendohet dhe të tërhiqet nga mendimet dhe idetë e tij, mirëpo Sefer Al-Havali me anë të një letre për të cilën sauditët mendonin se e ka shkruar për të kërkuar falje, në realitet ka paralajmëruar regjimin saudit të Muhamed bin Selmanit se nëse nuk heq dorë nga dhuna, padrejtësia e korrupsioni, atëherë duhet të presë pasoja shumë të hidhura.

Sefer Al-Havali së bashku me tre fëmijët e tij është arrestuar më 12 korrik të vitit 2018, pasi kishte botuar librin e tij me titull “Myslimanët dhe civilizimi perëndimor” i cili përmban shumë kritika ndaj familjes Al Saud dhe Këshillit të Lartë të Dijetarëve fetarë të Arabisë Saudite.

Regjimi saudit i Muhamed bin Selmanit kohë më parë ka filluar një përpjekje të gjerë për t’i bindur myftinjtë dhe dijetarët fetarë të afërt me Lëvizjen Vëllazëria Myslimane që ndodhen në burgjet e regjimit saudit me qëllim që ata të pendohen dhe të kërkojnë falje në mënyrë publike.

Disa muaj më par Aid Al-Karani, një prej klerikëve fetarë shumë të njohur në Arabinë Saudite i cili kishte prirje ose anime drejt Vëllazërisë Myslimane, u detyrua të dalë para kamerave televizive dhe kërkoi falje për të gjitha bindjet e veta dhe u pendua, veprim ky që u njoh si “Pendimi i madh”. Ai në mënyrë të qartë deklaroi se tani e tutje do të ndjek një rrugë të ashtuquajtur moderatore të Muhamed bin Selman./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne