Dikur në mbrojtje të trashëgimive kulturore, por për Teatrin Lame dhe Shkreli heshtin

Dikur bashkë për të mbrojtur cdo vlerë historike të Shqipërise dhe vecanerisht të Tiranës. Sot vetëm heshtin. Artan Shkreli dhe Artan Lame janë personazhe të njohur për publikun jo aq për afersinë me PS se sa për aktivitetin e tyre në mbrojtje të monumentevete kulturës. Por duket se ceshtja e teatrit dhe vullneti i kryeministrit për ta shembur i ka “mbyllur gojën” dy aktivistëve të njohur. Ndërsa Lame është i angazhuar në punën e tij pranë agjensisë Aluizni, Shkreli gjithashtu është në një post shtetëror dhe vetëm dy ditë me parë ka postuar dicka që ka lidhje me trashëgimninë. Jo për teatrin, por për rrugët e vjetra të karvaneve. Që sigurisht meritojnë vemendjen në kohën që Shqiperia po shndërrohet në një destinacion turistik, por që padyshim nuk ka vlerën dhe peshën që ka marrë debati për teatrin.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne