Shqiperia

Dilema për Teatrin/ Bujar Kapexhiu e fut Metën në akuarium

Qëndrimi në dukje instititucional i presidentit Meta në lidhje me ligjin Rama – Fusha për shembjen e teatrit nuk i ka kaluar pa vëmendje karikaturistit Bujar Kapexhiu. Në qëndrimin e tij të përditshëm në gazeta Mapo ai e ka futur presidentin në një akuarium mes palëve (pro teatrit të vjetër apo pro atij të riut).

Dy ditë më parë ish kryetari i LSI-së pati deklaruar: “Dua t’ju siguroj se në çdo vendim, nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tilla. Do të veproj konform kompetencave. Nuk do te veproj jashte pergjegjesive te Presidentit”. Dhe pa dyshim ky qëndrim plot ekuivoke nuk mund t’i shpëtonte Kapexhiut.

OPINIONE

INTERVISTA