DILEMË HAMLETIANE: A FITOI, APO HUMBI DJE KOSOVA..!?

Rexhep Elezaj

U bë, pa dyshim, nëntë shkurti humbje e dizajnuar me një skenar tragjikomik për fitore të re, por pas një bllokade nëntë mujore të shtetit, duke krijuar gjatë kësaj kohe frikë dhe panikë tek masat e hutuara popullore, fatkeqësisht me një taktikë vulgare, e paparë më përpara në Kosovë, tërhiq e mos këput, e që pa asnjë dyshim, si qëllim final kishte përgatitjen për marrjen absolute të pushtetit, dhe kjo u arrit dje në mënyrë që pak kush e priste.

Një autokrat që ndërton karrierë politike mbi krizën nervore dhe varfërinë e popullit, që blen vota përmes lëmoshës dhe mërgatës, që qeverisë gjysmë ilegalisht, duke shpikur akuza të paqena ndaj oponencës politike, si mjet lufte dhe propagande, që manipulon hapur me patriotizëm dhe emocionet e të rinjve, si shpresë për mbijetesë, meqë votuesit të papunë dhe atij në mërgatë nuk i intereson programi zgjedhor, por lideri që ia sjellë begatinë minimale një mase të hipnotizuar nga propaganda, se jemi në rrezik lufte, dhe se shpëtimin nga sulmet e armikut mund ta bën vetëm “babai” ynë, dhe kur një masë hipokrite del me votue dhe kokrrën e hedhë mbi flamurin e kuq me yll, i ndikuar nga emocionet, dhe jo nga patriotizmi real, dhe kështu deri në fund të marrëzisë, nuk duhet habitur fare, që si pasojë e kësaj makinerie propaganduese, dje u korrë rezultati që Kosovës nuk do t’i sjellë asgjë të re.

Po ashtu, çdo krizë e zgjatur rritë makthin e varfërisë dhe pasigurisë, e rritë mitin e rremë për liderin që kurrë nuk mund të bëhet ikonë popullore, e forcon pozitën e tij vetëm ndër masat klienteliste, alias tek analfabetët funksionalë, madje duke e luajtur rolin e shpëtimtarit, e që pastaj i vetëm ta kontrollon gjithë arkitekturën e pushtetit. Pra, dështimi i parë ishte mënyra më e rafinuar për të mashtruar dhe indoktrinuar gjeneratën e pas luftës, për gjoja fitoren më të madhe të Adhamudhit, i cili kinse po na e shpëtuaka Kosovën të mos “bëhet” prapë Serbi..!?

Një popull, një rini, një brez dhe një shoqëri, e cila me shumicë bie pre e iluzioneve të një makiavelisti, që bie pre e euforive dhe lojërave me pushtetin dhe shtetin, që i beson fitores së arritur me skenarë mashtrimi dhe “çlirimit” të asaj pjese që ishte tokë e çliruar qysh me 1999, një grigjë votuese e cila i brohoritë dhe i duartroket linçimit dhe poshtërimit të gjysmës tjetër të popullit, i/e cili/a i gëzohet humbjes së vëllait të vet opozitarë, që iu beson shpifjeve dhe akuzave, se opozita është me LS, se ata/ato na qenkan bashkëpunëtorë të Serbisë, ndërsa unë/ne jemi ajka dhe shpëtimtarë të Kosovës, sigurinë e të cilës qe 26 vite e ruan KFOR-i, e që, kur e gjithë kjo kampanjë perfide analizohet mirë dhe drejtë, del se e kundërta e saj, është e vërteta, por mjerisht këtë fakt nuk ka kush t’ia thotë masës së asfiskuar nga manipulimet dhe premtimet boshe./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne