Bota

Dilhan Eryurt, shkencëtarja e parë turke që punoi në NASA

Dilhan Eryurt, e cila mbaroi studimet në Degën e Matematikës dhe Astronomisë në Universitetin e Stambollit, me bursën e fituar në vitin 1959, shkoi për një studim dyvjeçar në Kanada. Më pas duke fituar bursën e Akademisë Nacionale të Shkencës, filloi të punojë në Institutin e Kërkimeve Goddard të NASA-s dhe zhvilloi këtu punime mbi evoluimin e diellit. Dilhan Eryurt zuri vend në historinë e shkencës si “gruaja që zaptoi diellin” dhe si rrjedhojë e kontributit që dha në projektin e zbritjes në hënë në vitin 1969, u pa e denjë për “Çmimin e Suksesit Apollo”, të cilin NASA ua ka dhënë shumë pak vetave në botë./ trt

OPINIONE