Bota

Dimri mbërthen Australinë në verë, temperatura rekord

Australia e cila shquhet për temperaturat e larta në të gjithë vendin, është mbërthyer nga një dimër i egër.

Autoritetet vendase njoftojnë se , përgjatë natës temperaturat në Sidneia rritën deri në 5 gradë, më e ulët për muajin Korrik që prej vitit 2007.

Zona të tjera si Camden ishin më të ftohta, me temperatura që shkuan deri në -3.8 gradë, ndërsa në Richmond ato shkuan në -4.3.

Rajonet e Inland thyen rekordet, pasi termometri shkoi në -8.1, një rekord i pa shënuar më parë në asnjë prej muajve të vitit.

Sipas Jordan Notaro, nga byroja e meteorologjisë, pritet që edhe të hënën situata të jetë e njëjtë, me temperatura që do të vijojnë të mbeten të ulëta.

OPINIONE