Diplomates amerikane Victoria Nuland i refuzohet hyrja në territorin e Rusisë

Një konferencë ndërkombëtare e mbajtur në Moskë në 20-21 maj, e organizuar nga Këshilli i Çështjeve Ndërkombëtare Ruse, u mbajt pa pjesëmarrjen e ish Ndihmëssekretares së Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Victoria Nuland, ndonëse ajo ishte ndër mysafirët e ftuar. Sipas “Businessman” asaj thjesht ju refuzua viza ruse.

Victoria Nuland nuk mundi të merrte dot pjesë në konferencën ndërkombëtare tashmë të mbyllur që u mbajt në Moskë. Gjatë kërkesës për vizë ruse, ajo mësoi se ishte përfshirë në listën e zezë, e hartuar në përgjigje të sanksioneve personale anti-ruse të imponuara nga Shtetet e Bashkuara. Ndryshe nga lista e sanksioneve të SHBA-së, e cila është shpërndarë gjerësisht, lista e zezë e sanksioneve ruse nuk është publikuar plotësisht. Personat ndaj të cilëve është shqiptuar masa e sanksioneve personale, përfshirë ndalimin e hyrjes në Rusi, shpesh mësojnë për këtë vetëm pasi kanë aplikuar për vizë.

Ministria e Jashtme ruse shpjegoi se Nuland ishte në listën e zezë të qytetarëve amerikanë për shkak të politikës rusofobe të ndjekur prej saj për një kohë të gjatë. Që nga viti 2013, pas emërimit të saj si ndihmës shefe e Departamentit të Shtetit, ajo ndoqi një politikë anti-ruse nëpër republikat e ish-Bashkimit Sovjetik. Qëndrimi i saj u theksuan sidomos në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë, ku me një energji të madhe mbronte sanksionet kundër Rusisë.

Qëndrimet negative kundër qytetarëve rusë u vunë re edhe ajo arriti personalisht në Maidan të Kievit nga ku më pas shpërndau sanduiçë të cilët më vonë u quajtën “Biskotat e Nuland”.

Në fillim të majit të këtij viti, gjatë një seancë të Kongresit të SHBA-së, Nuland foli në favor të shtrëngimit të mëtejshëm të sanksioneve kundër Rusisë./en.topwar/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne