Disa komandantë të lartë të koalicionit agresor saudit vriten në lindje të Jemenit

Gjatë operacioneve që janë kryer ditën e diele nga ushtria dhe rezistenca popullore e Jemenit në rajonin Sirvah të provincës Meareb në lindje të Jemenit, janë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë në mesin e tyre disa komandantë të lartë tyre.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se mercenarët e koalicionit agresor saudit gjithashtu kanë pohuar se disa komandantë ushtarakë janë vrarë gjatë luftimeve në rajonin Sirvah në provincën Meareb në lindje të Jemenit.

Forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite në qytetin Aden gjithashtu kanë pësuar humbje të mëdha dhe si pasojë e shpërthimit të një bombe gjatë kalimit të një kolone ushtarake saudite në këtë qytet, me dhjetëra forca saudite janë vrarë ose plagosur dhe janë shkatërruar disa automjete të tyre./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne