Disa orë pritje në Kakavijë, babai: Kam fëmijën e sëmurë po qëndroi shumë në diell pëson kriza

Mes dhjetëra familjeve shqiptare që presin në radhë për të kaluar pikën doganore të Kakavijës është edhe një familje e cila ka një djalë të aftësi të kufizuar.

Ata kanë mbi një orë që presin, ndërsa babai ka frikë se djalit mund të pësojë kriza për shkak të qëndrimit shumë në diell.

“Kjo është situatë skandaloze. Kam fëmijën me aftësi të kufizuara. I kërkuam policisë që të na lejonte se po qëndroi shumë në diell pëson krizë. Më duhet të iki patjetër”.

Kur gazetarja e pyet a ke një apel për shtetin, burri hesht dhe ndihet i pashpresë:

“Asgjë. Çfarë të themi. Gjynah, është për të ardhur keq. 30 vjet demokraci dhe gjërat po shkojnë më keq.”

Radha në Kakavijë i ka kaluar 10 kilometra. Shkak është bërë urdhri i palës greke për të bërë tamponin secili qytetar që kalon kufirin ndërsa në dispozicion ka vendosur vetëm një sportel dhe një grup mjekësor.

Ndërkohë në mesdite puna e palës greke u pezullua./ Ora News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne