“Disa politikanë në Francë përdorin Islamin për të fshehur racizmin e tyre”

Doktori i Shkencave Politike francezi Thomas Guenole, tha se disa politikanë në Francë përdorin islamin për të fshehur racizmin e tyre.

Doç. Dr. Guenole i cili ndodhet me detyrë në Universitetin “Sciences Po” në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ka folur lidhur me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen ditën e nesërme në Francë dhe për temat mbi Islamin të cilat do të hapen në fushatën zgjedhore.

Ai thotë se fjalët negative të politikanëve francezë rreth islamit në të vërtetë burojnë nga armiqësia për arabët. Guenole tha se kandidatja e Frontit Nacional Marine Le Pen është kryesuesja në armiqësinë kundër të huajve. Guenole tha se “Politikanët përdorin Islamin për të fshehur racizmin e tyre dhe kjo ndodh shpesh”.

Sipas tij, gjatë fushatës zgjedhore në Francë janë formuar katër blloqe dhe se në qendër të fushatës ndodhet çështja e globalizmit. “Franca po bën një fillim të vështirë. Nuk e di se ku do të jetë pas tre muajsh”, tha Guenole.

Pasi ka klasifikuar katër blloqet në vend si kundërshtarët dhe mbështetësit e globalizimit-pakicave, mbështetësit e globalizmit-kundërshtuesit e pakicave, kundërshtuesit e globazlimit-pakicave, Guenole thotë se “Nëse jeni kundër globalizmit dhe i hapur për pakicat i jepni votën Jean-Luc Melechon (kandidatit të majtë ekstrem). Nëse jeni pro globalizmit dhe i hapur për pakicat me shumë mundësi me një qasje individualiste i jepni votën Emmanuel Macron (kandidatit të pavarur). Nëse jeni pro globalizmit dhe kundër pakicave jeni konservator dhe votën i jepni François Fillon (kandidatit të djathtë). Dhe nëse jeni kundër globalizmit dhe pakicave me shumë mundësi jeni racist, ksenofob dhe për këtë arsye votën i jepni Marine Le Pen”.

Guenole tha se padrejtësia në Francë po shtohet, është rritur armiqësia kundër pakicës arabe dhe se votuesit janë zhvendosur ose drejt të djathtës ekstreme ose të drejt së majtës ekstreme. “Franca është një fuqi e madhe në rënie në kuptimin gjeopolitik dhe ekonomik”, tha ai.

Ndër të tjera Thomas Guenole, sipas sondazheve të fundit duke e cilësuar “normale” rritjen e normave të votave për kandidatin e ekstremit të djathtë Melenchon, tha se ndjekja e një politike të djathtë nga presidenti francez François Hollande në fushën e ekonomisë ka bërë që votat e Melenchon të rriten.

“Një pjesë e votuesve të Partisë Socialiste për shkak se kanë pëlqyer më shumë politikën e tij janë zhvendosur tek Melenchon, ndërsa votat e pjesës tjetër kanë shkuar tek Emmanuel Macron”, thekson Guenole.

Gjithashtu Guenole potencoi se një pjesë e madhe e votuesve francezë nuk do të votojnë dhe në këtë situatë do të forcohet e djathta ekstreme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne