Disa zyrtarë të Kurdistanit të Irakut udhëtojnë në Izrael

Disa zyrtarë të rajonit të Kurdistanit të Irakut në javët e fundit kanë udhëtuar disa herë në territoret e pushtuara, në mënyrë që ky i fundit të kordinohet me Amerikën në lidhje me referendumin e këtij vendi. Sipas gazetës The Jerusalem Post, Ksenia Svetlova, deputete e regjimit sionist në parlamentin izraelit, ka njoftuar se disa zyrtarë kurdë të cilët kanë udhëtuar në Tel Aviv, kanë kërkuar ndërmjetësimin e Izraelit tek Amerika për mbështetjen e referendumit për ndarjen e rajonit të Kordistanit nga Iraku. Svetlova ka shtuar se organizmi i referendumit në Kurdistanin e Irakut është 100% në interes të Izraelit. Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist, në një takim me një delegacion të Kongresit amerikan, ka përkrahur organizimin e referendumit në Kurdistanin e Irakut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne